Prof. Ph.D. Tatiana BERDNIK është muzeologe dhe dizajnere. Ajo është përgjegjëse e Departamentit të Dizajnit në Universitetin Teknik Shtetëror të Rostov-on-Don, Rusi.
Ajo është anëtare i Unionit të Shoqatës Ndërkombëtare të Dizajnerve dhe e Shoqatës së Ekspertëve për Cilësinë e Programeve të Arsimit të Lartë në fushën e Artit dhe Dizajnit në Rusi.
Përpos figurës së saj akademike ajo është autore e një sërë tekstesh shkencore për historinë e artit dhe teorinë e dizajnit, si edhe gjithashtu autore e shumë artikujve të botuar në revista shkencore brenda dhe jasht Rusisë.
Pjesë e veprimtarisë së saj profesionale është organizimi dhe kurimi i ekspozitave kushtuar artit dhe dizajnit krijues. Si profesioniste e fushës së artit pamor dhe dizajnit ajo është ftuar si anëtare jurie në shumë ekspozita dhe aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare.
Në karrierën e saj Tatiana është vlerësuar me një sërë çmimesh për veprimtarinë krijuese dhe atë mësimore në sistemin universitar rus si: çmimi kombëtar "Victoria" i Unionit të Dizajnërve të Rusisë, çmimi kombëtar si autore Shkollës së Dizajnit të Modës, tre herë radhazi fituese e medaljes së artë të Qendrës së Ekspozitës Gjith-Ruse për veprimtari shkencore dhe krijuese, medalje argjendi e Unionit Krijues të Artistëve të Rusisë, medalje argjendi e Universitetit Kombëtar të Arkitekturës dhe Inxhinierisë së Ndërtimit të Jerevanit (Armeni), medalje "Leonardo" e Unionit të Dizajnërve Rusë, diplomë e Akademisë Ruse të Arteve dhe diploma të shumta laureate dhe fituese në konkurse dhe ekspozita ndërkombëtare.