Historiku

HISTORIKU



Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor të Durrësit u themelua në vitin 2023 në Durrës, nga artisti, historiani i artit dhe kuratori Ph.D. Oltsen Gripshi, një figurë poliedrike në artin pamor shqiptar. Edicioni i parë BNABD-së pati një kohështrirje prej 54 ditësh, përkatësisht nga data 5 tetor deri më 24 nëntor 2024.

Struktura e Bienales Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor të Durrësit ishte e organizuar në Pavijone Kombëtare dhe me një juri ndërkombëtare të përbërë nga profesionistë të fushës së arteve pamore si: Massimo Scaringella, kurator, kryetar i jurisë (Itali); Prof. Ph.D. Tatiana Berdnik, muzeologe, anëtare, Universitetit Shtetëror Politeknik Rostov-on-Don (Rusi); Ph.D. Realda Abdija, historiane arti, anëtare (Shqipëri); Ph.D. Yan Laichao, kurator, anëtar, Universiteti Shtetëror i Jinianit (Kinë); Alfred Mirashi Milot, artist bashkëkohor, anëtar (Shqipëri) dhe Fatmir Juka, drejtues i Galerisë së Arteve Pamore Shkodër, anëtar (Shqipëri).

Tema e edicionit të parë të BNABD-së ishte “Inteligjenca artificiale: e ardhmja hibride”. Në edicionin e parë të BNABD-së morën pjesë 16 Pavijone Kombëtare dhe 39 artistë, ku një pjesë e të cilëve, të mirënjohur në nivel ndërkombëtar dhe mes tyre, edhe një artist i ftuar special si:

Pavijoni Kombëtar i Shqipërisë: Artiol Izri, Bujar Luca (fitues i çmimit të karrierës në artin e pikturës), Elio Bajramaj, Erisa Bekteshi, Harri Aleksi, Jonida Xherri, Marsel Zara, Qazim Kërtusha, Rubin Mandija, Sadik Spahija (fitues i çmimit të karrierës në artin e skulpturës) dhe (Senad Xhexhovi); Pavijoni Kombëtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (Gregory de la Haba & [dNASAb]) (fitues të çmimit të madh për pavijonin më të mirë kombëtar të Bienales së Durrësit 2024); Pavijoni Kombëtar i Argjentinës (Joaquín Fargas); Pavijoni Kombëtar i Bregut të Fildishtë (Valerie Oka); Pavijoni Kombëtar i Finlandës (Hannu Palosuo); Pavijoni Kombëtar i Gjermanisë (Claudia van Hasselt & Nicolas Wiese); Pavijoni Kombëtar i Italisë (Arturo Casanova, Enrico Dedin, Fabrizio Passarella, Michele Stanzione, Oliviero Rainaldi (fitues i çmimit të karrierës në artin e skulpturës) dhe Rosa Mundi); Pavijoni Kombëtar i Kinës (Lai Junjie) (fitues i çmimit të madh special për artistin e ri më të mirë të Bienales së Durrësit 2024), Liu Ruowang, Zeng Yi (fitues i çmimit të karrierës në artin e fotografisë artistike); Pavijoni Kombëtar i Kosovës (Eshref Qahili); Pavijoni Kombëtar i Maqedonisë së Veriut (Monika Moteska dhe Robert Jankuloski); Pavijoni Kombëtar i Perusë (Antonio Paucar); Pavijoni Kombëtar i Republikës Dominikane (Victoria Thomen); Pavijoni Kombëtar i Rumanisë (Maria Bordeanu); Pavijoni Kombëtar i Turqisë (Kemal Kahveci & Sibel Akataş); Pavijoni Kombëtar i Suedisë (Alice Wexell & Ryan Koopmans); Pavijoni Kombëtar i Zvicrës (Andreas Lüthi) dhe një artist i ftuar special, Mu Tuan.

Pavijonet Kombëtare të Edicionit të Parë të Bienales Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor të Durrësit u ekspozuan në 12 institucione shtetërore ndër më ikoniket e qytetit të Durrësit si:

Bashkia Durrës (Pavijoni Kombëtar i Italisë); Teatri “Aleksandër Moisiu” (Pavijoni Kombëtar i Shqipërisë, Italisë, Republikës Dominikane, Perusë, Maqedonisë së Veriut, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bregut të Fildishtë, Turqisë); Biblioteka Publike (Pavijoni Kombëtar i Kinës); Biblioteka e Fëmijëve te Mauzoleumi i Dëshmorëve (Pavijoni Kombëtar i Finlandës); Kulturore të Fëmijëve Durrës (Pavijoni Kombëtar i Shqipërisë, Kosovës, Italisë, Rumanisë, Turqisë, Argjentinës dhe Artisti i Ftuar Special) (në varësi të Bashkisë Durrës); Kulla Veneciane (Pavijoni Kombëtar i Shqipërisë); Hamami Mesjetar (Pavijoni Kombëtar i Gjermanisë); Forumi Bizantin dhe Amfiteatri Romak (Pavijoni Kombëtar i Shqipërisë) (në varësi të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit); Prefektura Qarkut Durrës (Pavijoni Kombëtar i Zvicrës) dhe Pallati Mbretëror, Vila Zogu I (Pavijoni Kombëtar i Suedisë dhe Italisë).

Përgjatë gjithë kohëzgjatjes së saj BNABD-ja mbajti edhe një program të ngjeshur didaktik me ligjërues të mirënjohur në lëmin e arteve pamore si:

Ena Bulku (bisedë me galeristin), Andi Tepelena (bisedë me kuratorin), Dr. Sukhrob Kurbanov (bisedë me historianin e artit), Harri Aleksi (bisedë me artistin) dhe Dr. Dorina Xheraj Subashi (bisedë me muzeologen).

Edicioni i Parë i Bienales Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor të Durrësit u mbështet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bashkia Durrës dhe Javët Kulturore Ndërkombëtare, gjithashtu ajo pati një mori institucionesh partnere vendase dhe të huaja si: Qendrën Kulturore “Aleksandër Moisiu” Durrës, Qendrën Muzeore Durrës, Kantinën Duka, Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës Baroke “Vox Baroque”, Eurosig, Insig, UBA – United Bank of Albania, Ambasadën e Republikës së Kosovës në Tiranë, Ambasadën e Suedisë në Tiranë, Institutin Italian të Kulturës, Bashkinë Metropolitane të Barit, Institutin Gjerman të Kulturës Goethe-Zentrum, Institutin Rumun të Kulturës, Başkent Üniversitesi Ankara, Muzeun e Artit Bashkëkohor “Andreas Lüthi” Macal Orsara di Puglia, Rome Art Week (Festivali i Artit Bashkëkohor i Romës), Miami New Media Festival / Italia Media Art Festival, Fondacionin Kombëtar për Kulturën dhe Artet të Tajvanit, Galerie Barbara Thumm, Rotary International.

BNABD-ja u ftua për të qenë pjesë e dy aktiviteteve të rëndësishme ndërkombëtare, duke rritur kësisoj bashkëpunimin e saj me institucionet qendrore vendase dhe të huaja si: Javët Kulturore Ndërkombëtare Shqipëri-Kosovë, ku prezantoi artistin Eshref Qahili, organizuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit e Republikës së Shqipërisë dhe Giornata del Contemporaneo (Dita e Bashkëkohores) ku prezantoi artistët Rosa Mundi dhe Fabrizio Passarella, organizuar nga Ministria e Kulturës dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë, si dhe AMACI – Associazione dei Musei d’Arte Contemporanea Italiani (Shoqata e Muzeve të Artit Bashkëkohor Italian).

Përpos partneritetit me institucione të ndryshme, BNABD-ja pati një partneritet të gjerë edhe me mediat vendase e të huaja si: Revista Bordo (Shqipëri), Revista INews Kunst dhe Medi@Presse Swiss (Zvicër), Il Corriere Nazionale dhe Corriere di Puglia e Lucania (Itali).

Edicioni i Parë i Bienales Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor të Durrësit pati jehonë në nivel ndërkombëtar, falë 80 publikimeve në media të ndryshme elektronike (emisione, speciale dhe kronika) dhe në ato të shkruara (artikuj dhe intervista) në: Shqipëri, Kinë, Turqi, Rumani, Itali dhe Zvicër, duke u bërë njëkohësisht pjesë e platformës së mirënjohur ndërkombëtare, Darz Art https://darz.art/en/biennales/durr%C3%ABs-international-biennale-of-contemporary-art/177, kushtuar bienaleve në të gjithë botën.