Realda ABDIJA është historiane, kuratore ekspozitash dhe kritike arti. Studimet e larta universitare i kreu jashtë Shqipërisë.
Në vitin 2008 ajo diplomohet në degën “Disiplinë Arti, Muzike dhe Spektakli” në Padova të Italisë. Në vitin 2015 mbron titullin Master 2-vjeçar në degën “Histori Arti” dhe në vitin 2021 titulli Doktor i Shkencave me temë “Antologi 1960-2014” të Santo Alligo.
Ajo ka bashkëpunuar me Galerinë “L’opera” në Romë, ku ka kuruar dy ekspozita “Gjesti i fundit, të ndalesh kujtesën” në veprën e Adrian Pacit të botuar në “In Corso D’opera”, kërkime shkencore të doktorantëve të Universitetit La Sapienza.
Përpos studimeve universitare dhe pasuniversitare ajo është autore e studimit shkencor “Gjesti i fundit, të ndalesh kujtesën” në veprën e Adrian Pacit të botuar në “In Corso D’opera”, kërkime shkencore të doktorantëve të Universitetit La Sapienza.
Ka qënë pjesmarrëse aktive në një sërë konferencash ndërkombëtare gjatë viteve të studimeve dhe vitin 2021 ka kuruar ekspozitën me titull “Bunkeri nën tuma”, në Lezhë, Shqipëri.