Massimo SCARINGELLA është kurator i pavarur i artit bashkëkohor dhe organizator i ngjarjeve kulturore. Përgjatë 40 viteve aktivitete në Itali dhe jashtë saj, ai ka zbuluar e promovuar shumë artistë italianë dhe të huaj, ku shumë prej tyre janë tashmë të afirmuar në skenën ndërkombëtare të artit bashkëkohor.
Prej vitit 2000 ai ka mbuluar sektorin e arti bashkëkohor në Ministrinë e Jashtme të Italisë, për krijimin e koleksionit të mirënjohur “Koleksioni i artit të shekullit të 20-të në Farnesina”. Ai ka kuruar dhe bashkëpunuar në mbi 250 ekspozita të artit bashkëkohor në 40 vende të botës, duke qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me realitetet lokale e kulturave të ndryshme të këtyre vendeve. Kjo i ka shërbyer atij për të krijuar një urë shkëmbimi përvojash artistike midis artit bashkëkohor italian dhe pjesës tjetër të botës, veçanërisht me artistët e Amerikëa Latine.
Scaringella ka qenë drejtori artistik i edicionit të 4-të të Bienales së Artit Bashkëkohor Fundi i Botës 2014/2015 në Argjentinë. Në vitin 2016 ai u ftua si kurator i edicionit të 5-të të Bienales Ndërkombëtare të Grafikës të Limës në Peru dhe në vitin 2017, 2019 dhe 2022 ishte kurator i Pavijonit të Bregut të Fildishtë në Bienalen e 57-të, 58-të dhe 59-të Ndërkombëtare të Artit në Venecia, si dhe gjithashtu u ftua për të qenë kurator i Bienales Ndëkmbëtare të Artit Bashkëkohor të Curitiba-s në Brazil në edicionet 2017, 2018 për 25-vjetorin e themelimit të saj, 2019 dhe 2022.