Fatmir JUKA është pjesë e gjeneratës së re të artistëve bashkëkohorë shqiptarë. Pas përfundimit të studimeve të larta për histori në Shkodër dhe pikturë në Tiranë, ai shpërfaqi një tjetër aftësi në rolin e kuratorit të disa ekspozitave të artistëve të ndryshëm në Shqipëri dhe Kosovë; bashkë-kurator dhe konceptues brendishë muzeale, si dhe bashkë-themelues i revistave të ndryshme kushtuar historisë dhe artit.
Ai është autor i shtatë ekspozitave vetjake dhe shënon një pjesëmarrje të pasur në ekspozita të përbashkëta brenda dhe jasht Shqipërisë si: Bienalja e Cetinjës në Malin e Zi, Akademia Carrara e Bergamos etj. Veprat e tij janë pjesë e koleksioneve të ndryshme private në USA, Belgjikë, Britani etj...
Ai është anëtar i grupit artistik “Nëntori”. Artisti Juka është një figurë shumë planëshe, ku përpos pikturës, video dhe intalacionit të cilat mbeten për të mjete shprehëse për të komunikuar qëndrimin e tij ndaj fenomeneve të ndryshme të hapsirës shqiptare e të qytetit të tij Shkodrës.
Rishtas ai u vlerësua radhazi me dy çmimeve si artist i ri në lëmën e artit bashkëkohor të cilët shenjuan qartazi rrugëtimin e tij artistik.
Përpos krijimtarisë dhe veprimtarisë artistike Fatmir Juka ka punuar si specialist i kulturës në Bashkinë Shkodër, specialist dhe më pas drejtues i Muzeut Historik të Shkodrës. Prej vitit 2018 ai mbanë pozicionin e drejtorit të Galerisë së Arteve Shkodër dhe njëkohësisht lektor i jashtëm për lëndët e trashigimisë kulturore dhe histories së artit në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
Frymëzuar nga veshjet popullore, veçanërisht ndaj xhubletës, artisti Juka e bëri atë lajtmotiv të artit të tij, duke realizuar 50 vepra në pikturë me titull: “Xhubleta Entropike”.