Maria Bordeanu

Maria BORDEANU ka lindur në vitin 1982 në Bukuresht, Rumani. Në vitin 2007 u diplomua për pikturë në Departamentin e Arteve të Bukura në Universitetin e Arteve të Bukureshtit. Punimet e saj ndërthurin imazhe të ndërlikuara, të përqendruara në hollësira, të frymëzuara nga natyra, fotografia dhe elementet e artit barok. Prej vitit 2011 arti i artistes Bordeanu përfaqësohet nga Galeria 418 (Cetate/Mynih). Qasja artistike e artistes rumune sillet rreth temave fotorealiste, figurative dhe kinematografike të mbushura në mënyrë delikate me elemente të kulturës mediatike, krahas elementeve distopike dhe metaforave vizuale post-njerëzore. Ndër projektet e fundit janë një sërë punimesh me temë reflektimet dhe pasqyrat. Në vitin 2023 ajo ishte pjesë e ekspozitës së finalistëve të Arte Laguna në Venecia. Aktualisht jeton dhe punon në Stokholm të Suedisë.


Pasqyrat
Vaj në kanavacë, (9) 40 x 40 cm secila, 2021-2022


  • Qasja konceptuale:


    Seria e pasqyrave evidenton një pëlqim të fortë të artistes rumune për imazhet realiste që variojnë nga fotot filmike, te peizazhet artificiale e deri te ambientet e brendshme të godinave të ndryshme. Pasqyrat si reflktim mbi shumësinë e imazheve që na rrethojnë, zenë një pjesë të madhe në krijimtarinë time artistike. Një qasje e tillë e ndihmon artisten të eksplorojë më shumë lloje imazhesh në zhvillimin e serisë pasqyrave, duke përfshirë tekst, pamje nga afër dhe imazhe të ngjashme me figurën. Mënyrë kjo, e cila ndërthur të vërtetën reale me të vërtetën artificiale mbi kanavacë. Seria e pasqyrave është mbi kanavaca të rrumbullakëta dhe kur vendosen së bashku, krijojnë kompozime të filtruara përmes një perspektive personale. Ngjyrat blu dhe argjendi përdoren për të pasqyruar pamjet e realitetit dhe formave skulpturore.

    Piktura “Video e ndërprerë” është frymëzuar nga mesazhi në Youtube dhe më pëlqeu se si rezonon me ne: a mund të mbajmë gjurmët e gjërave përreth nesh? A jemi kaq të lidhur me teknologjinë, apo mund të ndalemi dhe të rimendojmë se çfarë të bëjmë më pas?