Xhenisa Shahini

Xhenisa SHAHINI është juriste dhe përkthyese. Ajo është diplomuar për drejtësi në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Gjithashtu ka mbrojtur titullin master i shkencave për marrëdhenie ndërkombëtare në Universitetin Mesdhetar të Tiranës. Rrugëtimi i saj gjithëformues është pasuruar me disa trajnime si: zhvillimi gjuhëve të huaja me origjinë anglo-saksone, pjesë e European Movement Albania për programin “Evropa për qytetarët” në Bruksel dhe zhvillimi i aftësive kompjuterike në programe të ndryshme si; Graphic design, Marketing Digital dhe SEO, Windows Movie Maker dhe Office.

Në vazhdën e studimeve në lëmin e gjuhëve të huaja, ajo zotëron shkëlqyer disa gjuhë si: anglisht, italisht, frengjisht, gjermanisht dhe Spanjisht.

Përpos studimeve universitare, Xhenisa ka qenë pjesëmarrëse në dy konferenca të rëndësishme shkencore si: konferenca kombëtare për Reformën në Drejtësi dhe konferenca kombëtare për Integrimin e Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian të mbajtura në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.