Sibel Aktaş

Sibel AKTAŞ ka lindur në vitin 1974 në Ceyhan, Turqi. Në vitin 1998 u diplomua për qeramikë në Universitetin Gazi dhe në vitin 2003, po në të njëjtin universitet mbrojti titullin master në qeramikë. Pas studimeve universitare, Aktaş nisi të punojë si instruktore në lëndën e Teknologjive të Qeramikës po në Universitetin Gazi. Ajo është themeluese dhe njëkohësisht menaxhere e punëtorisë së artit në Fabrikën Yüksel Seramik. Aktaş është autore e disa ekspozitave vetjake në Galerinë e Universitetit Bashkent (2013-2023), Tugrul Velidedeoğlu Art Gallery (2023) dhe pjesëmarrëse në shumë ekspozita të përbashkëta kombëtare dhe ndërkombëtare në Qendrën e Artit Bashkëkohor Ankara (2023), Panairin e Artit Bashkëkohor Art Ankara (2023) dhe Panairin e Artit Bashkëkohor i Stambollit (2024). Përpos krijimtarisë së pasur artistike, ajo është nënkryetare e Shoqatës Japoneze të Muzikës dhe Arteve, Kryetare e Bordit të Drejtorëve të Shoqatës së Arteve Pamore të Anadollit, Anëtare e Bordit të Shoqatës së Bashkuar të Piktorëve dhe Skulptorëve të Turqisë, Anëtare e Bordit të Shoqatës së Artistëve në Letër dhe anëtare e Shoqatës Ndërkombëtare e Edukimit Përmes Artit (InSEA). Aktualisht është lektore në Fakultetin e Arteve të Bukura, Dizajnit dhe Arkitekturës në Universitetit Başkent dhe Drejtore e Qendrës së Artit dhe Qeramikëssë Aplikuar në Universitetin Başkent, Ankara, Turqi.


Rregullat dhe Kufijtë
Video-art, 36 sec, 2024


  • Qasja konceptuale:


    Rregullat dhe kufijtë shpesh formohen nga nevojat, vlerat dhe prioritetet e shoqërisë. Njerëzit munden të krijojnë rregulla për të rregulluar shoqërinë e tyre, për të inkurajuar, ose dekurajuar sjellje të caktuara. Megjithatë, procesi i vendosjes dhe zbatimit të rregullave dhe kufijve mund të jetë i ndërlikuar. Në këtë proces ndikojnë faktorë të ndryshëm, duke përfshirë sfondin kulturor, historik dhe social të shoqërisë, strukturën e udhëheqjes, ligjet dhe kushtet në të cilat shoqëria vepron. Përveç kësaj, pranimi dhe mbështetja shoqërore janë të rëndësishme për zbatimin efektiv të rregullave dhe kufijve. Ndërsa shoqëria pranon Rregullat dhe Kufijtë, është gjithashtu e mundur që procesi të shtrembërohet nga njerëzit. Kjo mund të përfshijë praktika të padrejta ose të gabuara bazuar në interesat ose paragjykimet e njerëzve që vendosin ose zbatojnë rregullat. Prandaj është e rëndësishme që rregullat dhe kufijtë të rishikohen dhe të përmirësohen vazhdimisht për të siguruar që ato të vendosen dhe zbatohen në mënyrë të drejtë. Rregullat dhe kufizimet mund të përdoren në vendet e punës si mobbing (dhuna psikologjike) dhe mund të shndërrohen në detyrim. Menaxherët ose kolegët në vendin e punës mund të abuzojnë me fuqinë e tyre dhe të përdorin rregullat dhe kufizimet në mënyrë të padrejtë ose të tepruar kundër një personi. Në këtë rast, në vend të ruajtjes së rendit, që është qëllimi fillestar i rregullave dhe kufijve, ato përdoren për të synuar një person specifik ose për ta vënë atë në një situatë të vështirë.