Andreas LÜTHI ka lindur në vitin 1961 në Frauenfeld të Zvicrës. Në vitin 1985, ai mbrojti doktoraturën në Universitetin e Zyriut. Prej vitit 2016 ai ka hapur studion e tij në Uesslingen. Në jetën e tij si artist pamor ai shtron pyetje filozofike mbi temën e pafundësisë dhe në këtë kuptim, për të ka shumë rëndësi koncepti i hapësirës dhe i kohës dhe se si ato, mund të përfaqësohen në pikturë. Andreas Lüthi është autor i shumë ekspozitave vetjake në Nju Jork, Salzburg, Zyrih, Lugano, Mynih dhe Karlsruhe. Në vitin 2022 ai përfaqësoi Zvicrën në Bienalen e Venecias. Në gusht 2024 ai hapi muzeun e tij kushtuar artit bashkëkohor Museo Arte Contemporanea Andreas Lüthi në Orsara di Puglia.
Pafundësia 498, 499, 500, hollësi 6832424 - 6834268
Triptik, karbon dhe akrilik në kanavacë, (3) 270 x 200 cm secila, 2024
Qasja konceptuale:
Gërshetimi i IA-s me inteligjencën njerëzore do të ishte një ide e mrekullueshme për zhvillim në mënyrë eksponenciale të artit dhe vetë jetës njerëzore. Artisti ka pyetur IA-n se si e sheh të ardhmen hibride të njerëzimit? Rezultati i pyetjes ishte një njehsim midis qenies njerëzore dhe makinerive të IA-s. Por çfarë do të thotë kjo për ne njerëzit? A do të na bëjë kjo lidhje e drejtpërdrejtë me IA-n njerëz më të mirë? A jemi ende individë të lirë? A mund t’i besojmë ende ndjenjat tona, apo jemi thjesht qenie të telekomanduara? Tani është koha për të menduar se ku duam të zhvillohemi. Pamja e pafundësisë dhe pyetjet për të ardhmen, janë thelbi i krijimtarisë së artistit. Ai e shikon realitetin përmes thjerrëzës së pafundësisë. Për të konkretizuar këtë ide, ai pikturon në vazhdimësi serinë e numrave të huazuara nga Roman Opalka. Deri më tani ai ka pikturuar më shumë se 1.2 milionë numra në 500 vepra. Seria e numrave vazhdon edhe në veprat e artit të paraqitura Bienalen e Durrësit ’24. Shikimi përmes kësaj perde numrash e kthen artistin në fëmijërinë e tij, kur shikoi qiellin me yje dhe u bë i vetëdijshëm për pafundësinë. Kjo ndjenjë e pabesueshme çon në qetësi steoike, duke bërë të mundur që problemet e përditshme të shihen jo aq seriozisht; kjo qasje konceptuale nxit brenda artistit tolerancën dhe dhembshurinë të cilën ai kërkon ta përcjellë edhe te të tjerët.