Arturo Casanova

Arturo CASANOVA ka lindur në vitin 1966 në Kazerta, Itali. Ai është piktor, skulptor, fotograf, video artist dhe dizajner. Casanova i përket brezit të artistëve që thyen rregullat midis disiplinave të ndryshme deri asokohe në artin pamor. Përqendrimi i tij si artist krijues është në përmasën e shenjtë të artit në krahasim me çdo tërheqje dekorative sipërfaqësore.

Ai është pjesëmarrës në shumë ekspozita si: në Bienalen e Artit të Venecias (2011); XIV Quadriennale d’Arte të Romës; Pallati Mbretëror; Napoli; Museo Nacional Centro de Arte Reina Sofia; Madrid Coleccion Roberto Polo; Centro de Arte Moderno y Contemporaneo de Castilla-La Mancha; Toledo; Reggia di Caserta, Caserta (IT) - Palazzo delle Esposizion; Romë; Museo Victoria Memorial; Mumbai; Masedu Centro Arte Contemporanea, Sassari; Museo di Capodimonte, Napoli; Istituto Italiano di Cultura, Madrid; Stadt Museum, Weimar, Museo della Permanente, Milano; Galleria Allegretti Arte Contemporanea, Torino; dhe Fondazione Scanderbeg, Gott Leiden, Tirana.


Kulla mistike
Vaj në pëlhurë dhe bojë në letër (poliptik), 230 x 210 cm, 2021


Kulla mistike
Vaj në pëlhurë dhe bojë në letër (poliptik), 221 x 202 cm, 2022


  • Qasja konceptuale:


    Kulla mistike është një organizim strukturor i cunguar në formë piramide i punimeve në telajo të realizuara me teknika dhe përmasa të ndryshme me përdorimin e vetëm të një ngjyre dhe varianteve të saj. Instalimi i madh, katror ose drejtkëndor, i ndërprerë/i formuar qëllimisht në qendër për të lejuar pozicionimin e mundshëm në një porte imagjinare/virtuale, e cila zvogëlohet gradualisht lart, për të dalë në pah si një altar ose retablo (nga spanjshtja) e shekullit të 14-të. Programi i tij ikonografik është absolutisht i lirë nga imazhe të shënuara vetëm nga një teksturë e veçantë dhe linja dinamike, koncentrike, kryqore, të cilat përpiqen të evokojnë territore të vizioneve transhendente të sintezës mistike. Një thirrje për të mos e humbur kurrë nga sytë. Me mekanizmin e saj të lëvizjeve të valëzuara dhe rrjedhave të energjisë, shprehjeve abstrakte të peizazheve të brendshme, kulla mistike synon të jetë një mjet meditimi për njeriun bashkëkohor të mijëvjeçarit të 3-të, gjithmonë e më shumë i joshur kundrejt procesit për të qenë i përjetshëm, duke sfiduar kësisoj kufirin që e ndan nga ndërgjegjja e tij. E veçanta e veprës është kompozimi, i cili provokon dy tinguj dhe një koreografi të dyfishtë duke dhënë një ndjenjë të vërtetë zhvendosjeje. Është zbatimi i parimit të dyfishtë, ndoshta aty ku banon Gjithçka.