Hannu PALOSUO ka lindur në vitin 1966 në Helsinki, Finlandë. Në vitin 1993 u diplomua për histori të artit modern në Universitetin La Sapienza në Romë dhe po në kryeqytetin italian u diplomua në vitin 1997 për pikturë në Akademinë e Arteve të Bukura. Në vitin 2009, 2013 dhe 2022 përfaqësoi Pavijonin Kombëtar të Sirisë në Bienalen e Venecias. Në vitin 2022 përfaqësoi Pavijonin Kombëtar të Italisë në Bienalen e Venecias. Ai është pjesëmarrës në shumë ekspozita të përbashkëta si: në Bienalen e Dakarit, Senegal (2024); Didrichsen Art Museum, Helsiniki (2022); Bienalen e Kuritibës, Brazil (2019); Muzeun Kombëtar të Finlandës (2016); Galerinë Kombëtare të Artit Modern, Romë (2013); Muzeun Zorrilla, Uruguai (2007). Aktualisht punon dhe jeton midis Helsinkit dhe Romës.
Ora nuk mund të kthehet prapa
Vaj në kanavacë, (5) 209 x 82 cm secila, 2019
Qasja konceptuale:
Kujtesa ka luajtur gjithmonë një rol themelor në kërkimin artistik të Palosuo-s, kjo për shkak se ajo drejtohet nga konflikti midis jetës dhe vdekjes, nga ideja e fundit e gjendjes njerëzore. Çfarë mbajmë mend, çfarë priremi të mos mbajmë mend, si kujtojmë, pse kujtojmë, pse nuk mbajmë mend dhe mbi të gjitha, se si kujtesa ndikon në jetën tonë të përditshme. Është pikërisht kjo luftë e përhershme që drejton punën time. Prej disa vitesh, portreti dhe jeta e subjektit, siç pasqyrohet nga personi që më rri ulur, kanë hyrë shumë në punën time.
Për mua, një portret është si një pasqyrë që pasqyron kush jemi dhe çfarë jemi. Ideja e portretit më ka sjellë të reflektoj për kujtimet në të ardhmen hibride. Çfarë roli do të ketë inteligjenca artificiale në kujtimet e brezave të ardhshëm? Po sikur, fytyra në portret të jetë thjesht një imazh bosh i krijuar nga Inteligjenca Artificiale? Ose çfarë në vend të kësaj, nëse kujtesa jonë në të ardhmen hibride është bosh? Në këto vepra mbuloj pjesërisht fytyrat e njerëzve të portretizuar me një vello të bardhë. Mundohem ta ekzekutoj këtë gjest piktorik në një mënyrë delikate. Nuk dua asgjë të dhunshme, as gjeste apo ngjyra që mund të lidhen në çfarëdo mënyre me agresionin apo mohimin. Unë jam duke kërkuar për një gjest që mund të ngjallë pyetje njerëzore në lidhje me të ardhmen hibride dhe Inteligjencën Artificiale në mendjet e shikuesve.