Artiol IZRI është lindur në Durrës. Ai është artist dhe ilustrues, i cili prej fëmijërisë tregon një pasion të veçantë për pikturën. Në vitin 2019 diplomohet për pikturë kavaleti në Shkollën e Mesme Artistike “Naim Frasheri” në Vlorë, me specialitet në skenografi. Vitet e studimit për pikturë në liceun artistik të Vlorës do të hapat e parë për angazhimin e tij profesional në lëmin e artit pamor.
Po në vitin 2019 ai zhvendoset për të studiuar në Akademinë e Arteve të Bukura të Firences në Itali, ku dhe diplomohet për pikturë në vitin 2022 dhe aktualisht vijon studimet pasuniversitare master për ilustrim.
Gjatë gjithë karrierës së tij artistike, ai ka ekspozuar në shumë ekspozita kombëtare dhe ndërkombëtare në Shqipëri, Itali e gjetkë. Këto përvoja e kanë ndihmuar atë, jo vetëm në rritjen artistike, por edhe në njohjen e krijimtarisë së tij në nivele profesionale.
Artiol veprimtarinë e tij artistike e zhvillon midis Firences dhe Shqipërisë, duke e shndërruar këtë gërshetim midis formimit akademik, përvojës praktike dhe përkushtimit ndaj artit pamor dhe ilustrimit në një marrëdhënie stimuluese plot mundësi për zhvillimin e karrierës së tij artistike. Kjo qasje e bën atë vendosur për të vazhduar në rritjen dhe formimin e tij si profesionist në fushën e artit dhe ilustrimit, duke kontribuar me krijimtarinë dhe përvojën e tij në “peizazhin” e artit bashkëkohor shqiptar.