Oliviero Rainaldi

Oliviero RAINALDI ka lindur në vitin 1956 në Caramanico, Itali. Ai studioi në Akademinë e Arteve të Bukura në Venecia me Emilio Vedova-n dhe në vitin 1976, hapi ekspozitën e tij të parë në Venecia. Krijimtaria e tij artistike ka në qendër figurën njerëzore, të trajtuar përmes pikturës dhe skulpturës. Midis viteve 2000 dhe 2018 ai krijoi vepra në dialog me: Bernini, Sant’Andrea al Quirinale, Romë;Vanvitelli, Zyra e Avokaturës së Shtetit, Romë; Bramante, Caravaggio, Kisha e Pio Monte della Misericordia, Napoli. Ai është autor i disa ekspozitave vetjake në MAMbo (Muzeun e Artit Modern) të Bolonjës, Palazzo Venezia, Romë; Kopshtet e “Vilave Aldobrandini”, Romë; Muzeun Kombëtar i “Villa Pisanit” dhe Bienalen e 55-të të Artit në Venecia. Midis viteve 2015 dhe 2016 ai ekspozoi në MCA (Muzeun e Artit Bashkëkohor) në Shangai, Petronas Gallery në Kuala Lumpur dhe në Galerinë Partners & Mucciaccia në Singapor. Gjatë jubileut të vitit 2000, atij iu dha titulli Akademik i Akademisë Papnore të Arteve të Bukura dhe Letrave të Virtuozëve të Panteonit nga Papa Gjon Pali II.


Pagëzime njerëzore
Mermer, 11 x 90 cm baza 18 cm, 2022


  • Qasja konceptuale:


    Pagëzimi njerëzor është pjesë e një cikli veprash, pikturale dhe skulpturore, kushtuar krijimit të qenies njerëzore në “unitetin e tij të diferencuar”. Pozicioni i tij i drejtë, pa krahë, synon të nënkuptojë një natyrë të thellë përqëndrimi të vendosur me autoritet dhe largpamësi; mjete të dobishme për lëvizje terreni i krahasimit dhe ndarjes për së gjati dhe për së gjëri. Megjithatë, propozimi synon të krijojë pyetje për të arritur një pikënisje, një vizion të ri dhe gjerësisht të përbashkët të botës përmes kontributit themelor të Arteve.