Lai JUNJIE ka lindur në vitin 1991 në Huizhou, Guangdong, Kinë. Në vitin 2015, ai u diplomua për skulpturë në Akademinë e Arteve dhe Dizajnit në Universitetin Tsinghua, Kinë. Në vitin 2019 përfundon me rezultate të shkëlqyera studimet master për skulpturë në Akademinë Kombëtare të Arteve të Bukura në Firence, Itali. Aktualisht, Lai Junjie është pedagog i skulpturës me kohë të plotë në Universitetin e Arteve dhe Dizajnit në Hebei, Kinë; anëtar i Shoqatës Kineze të Skulpturës; anëtar i Shoqatës Kineze të Arteve dhe Mjeshtërive; drejtor i Shoqatës së Skulptorëve Hebei, dhe drejtor i Shoqatës Ndërkombëtare të Artit Kinë-Itali.
Përqafimi i EngjëllitBronz, 38 x 40 x 85 cm, 2023
Qasja konceptuale:
Skulptura e fundit nga Lai Junjie, “Përqafimi i engjëllit”, paraqet një skenë që të bën të mendosh: një engjëll femër me krahë që përqafon fort një z. Rosak nga pas, ndërsa zoti Rosak, është i përqendruar në dorën e majtë. Kjo skenë jo vetëm që ngjall emocione, por frymëzon edhe reflektime të thella filozofike dhe sociologjike. Për sa i përket formës artistike, Lai Junjie, ka eksperimentuar me metoda dhe gjuhë të ndryshme krijuese si: artin konceptual, performancën dhe instalacionin. Ai zgjodhi gjuhën klasike për realizimin e kësaj skulpture. Kjo zgjedhje buron nga konsiderata e tij për universalitetin dhe aksesueshmërinë e veprave artistike. Ai shpreson se veprat e tij mund të kapërcejnë kufijtë kulturorë dhe kohorë, për t’u përfshirë në dialog dhe komunikim të thellë me audiencën. Në këtë vepër arti vërehet një kontrast i fortë midis engjëllit femër dhe zotit Rosak. Shprehja e dhembshur e engjëllit është në kontrast të fortë me qëndrimin paksa të ngurtë të zotit Rosak, duke krijuar jo vetëm një efekt dramatik, por edhe duke reflektuar prirjen e homogjenizimit në shoqërinë moderne. Engjëlli simbolizon pastërtinë dhe dhembshurinë, ndërsa Z. Rosak përfaqëson shoqërinë bashkëkohore, ndoshta i ndikuar nga tendenca e homogjenizimit të shkaktuar nga përhapja e informacionit të gjithanshëm në internet.